Kastriotët e Dardanisë kanë qëllim fuqizimin ekonomik, ushtarak e politik të Dardanisë drejt bashkimit me Shqipërinë

Spread the love

Duke pasur parasysh se trojet shqiptare sot janë të ndara në gjashtë shtete të ndryshme, katër prej të cilave janë shtete pushtuese, duke pasur parasysh se territori juridik i Shqipërisë së Bashkuar në vazhdimësi është nën kërcënim e tkurrje të shpejtë, duke pasur parasysh planet shoviniste të fqinjëve tanë për shfarrosjen fizike të shqiptarëve, duke pasur parasysh se klasa politike shqiptare është e tmerrësisht e çorientuar, totalisht servile, padyshim kriminale dhe antikombëtare atëherë përball kësaj gjendje shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje; riorganizimin e tyre rreth një partije kombëtare, orientimin e drejtë për jetësimin e aktit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.

O sot o kurrë, shqiptarët e bashkuar janë ata të cilët kanë detyrim kombëtar të rreshtohen në shërbim të aspiratës shekullore për çlirim dhe bashkim kombëtar, si e drejtë e patjetërsueshme dhe në përputhje të plotë me të gjitha aktet dhe konventat juridike ndërkombëtare.

Kastriot Berishaj

Kryetar

Kastriotët e Dardanisë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *